home        home

           

 

 NJOHJE E TITULLIT TE STUDIMIT (udhezime per perdorim)

  Gjithcka qe duhet te dish pa harxhuar kohe dhe lek. Info  069.3521016

 

 

 

   

 DEKLARATE VLERESIMI

 

 

 Titujt e studimeve te kryera ne Shqiperi nuk jane automatikisht te njohura ne Itali.  

 Si hap i pare eshte e nevojshme te kerkohet Deklarata e Vleresimit. Behet fjale per nje dokument te leshuar nga Konsullata

 Italiane per ata qe, duke marre nje titull studimi prane instituteve te arsimit te njohura rregullisht ne Shqiperi,

 kane ndermend te vazhdojne studimet ne Itali.

 Te dhenat e raportuara ne deklaraten e vleresimit i perkasin Institutit shkollor ose universitar, vleren e Titullit ne Shqiperi,

 kohezgjatjen e kohes e studimeve, dhe cdo informacion tjeter i konsideruar i nevojshem per vleresimin e tij ne Itali.

 

 Per te marre deklaraten e vleresimit te nje Diplome Mature ose Shkollen 9-Vjecare eshte e nevojshme te dorezohet ne

 Konsullate diploma origjinale ose vertetimi , vulosur nga Drejtoria Arsimore Rajonale e qytetit ku eshte kryer shkolla,

 nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences se Shqiperise dhe pastaj e vulosur me vule Apostile nga Ministria e Jashtme e Shqiperise.

 Ne fund titulli i studimit duhet te perkthehet nga nje perkthyes ligjor i njohur nga Ministria e Drejtesise Shqiptare,

 Ambasada dhe Konsullata Italiane.

 Deklarata e vleresimit sherben edhe per te kerkuar barazvleshmerine e titullit te studimit ose per njohjen e profesionit ne Itali.

 

 Per te marre deklaraten e vleresimit te nje Diplome Universiteti prane nje Universiteti publik shqiptar duhet dorezuar

 ne Konsullate fotokopja e Diplomes se Universitetit dhe te provimeve te kryera ,te vulosura nga Rektorati i Universitetit dhe te

 vuloasura me vule Apostile nga Ministria e Jashtme e Shqiperise. Titujt e marre me pas duhet  te perkthehen nga

 nje perkthyes ligjore i njohur nga Ministria e Drejtesise Shqiptare dhe nga Ambasada dhe Konsullata Italiane.

 

 Per te marre deklaraten e vleresimit te nje diplome prane nje Universiteti privat shqiptar duhet dorezuar ne Konsullate

 fotokopja e Diplomes se Universitetit dhe e provimeve te kryera te vulosura nga noteri dhe te vulosura me vule Apostile nga

 Ministria e Jashtme e Shqiperise.

 Titujt e marre duhet te perkthehen nga nje perkthyes ligjori njohur nga Ministria e Drejtesise se Shqiperise dhe nga Ambasada

 dhe Konsullata Italiane.

 

 Disa tituj profesional kane nevoje per vulosjen e autoriteteve shqipatre pergjegjese per kontrollin e ketyre te fundit.

 Per shembull diploma e infermIerise duhet vulosur nga Ministria e Shendetesise, disa diploma profesionale te pergjithshme

 duhet te vulosen nga Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ndersa Ministria e Mbrojtjes duhet

 te vulose titujt qe kane karaktere ushtarake.

 

  

 NJEHESIMI (EKUIVALENCA) E TITULLIT TE STUDIMIT
 

 Nenshtetasit shqiptar ne posedim te nje titulli akademik te huaj - te kryera ne vazhdimesi te studimeve dhe provimeve te

 kryera ne Shqiperi prane Universiteteve shteteror ose ligjerisht te njohur - qe aspirojne per te kerkuar njohjen ne Itali te

 curriculumit te studimeve per te kryer te njejtin titull akademik ne Itali, mund ta kerkojne kete prane Universiteteve sipas

 zgjedhjes se tyre personale ne Itali.

 

 E gjithe procedura eshte ne menyre te detajuar e shpjeguar ne websitin e Ministrise se Jashtme  italiane ne kete adrese

 http://www.esteri.it/MAE/IT/Politica_Estera/Cultura/Universita/Riconoscimento_titoli_studio/

 

 

 Per me shume informacion per kete pike, shkruani nje e-mail ne info@iessegi.net.

 Info 069.3521016