home        home

           

 

 SI MERRET NENSHTETESIA ITALIANE (udhezime per perdorim)

 Gjithcka qe duhet te dishe per tu bere italian pa harxhuar kohe dhe para!  Info  069.3521016

 

 

 

 Eshte nenshtetas italian femija i nje babi ose nene italiane (jus sanguinis). Ligji italian nuk e parashikon,

 ne ndryshim me shtete te tjere (si te cilet SHBA) te drejten e nenshtetesis ne qofte se lindin ne territorin

 ku jeton (jus soli).

 

 Shtetasve te huaj megjithate nenshtetesia mund tu jepet per:

 

 - Martes me nje shtetas/e italian/e

 - Banim ne territorin e italise.

 

 NENSHTETESIA ME MARTES

 

 Mund te beje kerkese per nenshtetesi nepermjet marteses te nje te huaj te martuar me nje shtetas/e

 italian/e me te pakte dy vjet banimi te rregullt ne Italia pas marteses dhe pas perfundimit te regjistrimit

 ne regjistrin e Gjendies Civile ne Komune ne Itali ose nga data e betimit te bashkeshortit i natyralizuar

 ne shtetas italian.

 Vlen te permendet se nese martesa eshte celebruar jashte shtetit, eshte e nevojshme te behet traskriptimi

 ne Komunen e banimit. Kufizimi i dy vjeteve reduktohet ne nje vit nese cifti ka lindur ose ka adoptuar femije.

 Dhe ne fund nese cifti eshte banuese jashte vendit kerkesa mund te paraqitet pas tre vjetesh nga data e

 marteses (ose me skate nga data e traskriptimit te marteses prane komues italiane te banimit).

 Kufizimi reduktohet ne 18 muaj nese cifti ka lindur ose adoptuar femije.

 

 Ne momentin e perdorimit te dekretit te dhenies se nenshtetesis nuk duhet nderhyre per zgjidhje, anullimin

 ose perfundimi i efekteve civile te marteses dhe nuk duhet te jete ndarja personale e bashkeshorteve.

 

 Dhenia e nenshtetesis italiane nepermjet marteses eshte e rregulluar nga ligji nr. 91 , neni 5 te

 5 Shkurt 1992. Kekresa i paraqitet Prefektures se banimin ne Itali ose prane Autoriteteve Diplomatike

 Italiane nese banin jashte vendit.

 

 Formularet e nevojshem dhe listen e dokumenteve te kerkuara ja te shkarkueshme ketu (Modello A)

 

 NENSHTETSIA NEPERMJET BANIMIT

 

.Mund te beje kerkese per nenshtetesi nepermejt banimit :

 

 - Shtetasi i huaj jo komunitor (jo UE) qe banon rregullishte te pakten prej 10 vjetesh ne territorin italian

 - Pashtetesi dhe refugjati politik qe banon rregullishte te pakten prej 5 vjetesh ne territorin italian

 - Te huajit të cilit babai ose nena ose nje nga paraardhesit e drejtperdrejte te shkalles se dyte kane qene

   qytetare italian nga lindja, ose qe ka lindur ne territorin e Republikes, dhe ne te dyja rastet, ka rezidente

   te ligjshem per te pakten 3 vjet

 - I huaj ne moshe madhore i adoptuar nga shtetas italian qe jeton rregullishte ne territorin e italise per te

   pakten 5 vjet pas adoptimit

 - I huaj qe ka kryer sherbim , edhe jashte vendit , per te pakten 5 vjet , per shtetin Italian

 - Femije ne moshe madhore (i lidnur jashte vendit) nga te huaj te natyralizuar qe jeton rregullisht prej

   5 vjetesh pas dates se natyralizimit te prinderve.

 

 Dhenia e nenshtetesis italiane nepermjet banimit te rregullt eshte e rregulluar nga ligji nr. 91 , neni 9 te

 5 Shkurt 1992. Kekresa i paraqitet Prefektures se banimin ne Itali.

 

 Formularet e nevojshem dhe listen e dokumenteve te kerkuara ja te shkarkueshme ketu (Modello B)